“FUSTANIN JA KISHA MARRË BORXH SHOQES”/ Anxhela Peristeri poston VIDEON kur këndonte në moshën 14-vjeçare – AlpeGossip
“FUSTANIN JA KISHA MARRË BORXH SHOQES”/ Anxhela Peristeri poston VIDEON kur këndonte në moshën 14-vjeçare

“FUSTANIN JA KISHA MARRË BORXH SHOQES”/ Anxhela Peristeri poston VIDEON kur këndonte në moshën 14-vjeçare

Anxhela Peristeri konkurron këtë vit në “Festivalin e Këngës” me këngën “Karma”. Para disa ditësh u përfol se ajo ishte shpallur fituese e festivalit nga juria, por më pas rezultoi se ky lajm nuk ishte i vërtetë. (Kliko)

Ndërkohë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina”, Anxhela ka rikujtuar performancën e saj të parë në “Festivalin e Këngës”. Këngëtarja ka marrë për herë të parë pjesë në moshën 14-vjeçare dhe Rudina ka ja ka sjellë në mendje atë moment me një video të shkurtër. Nga pamjet shihet se Anxhela nuk ka ndryshuar pothuajse aspak, përveç faktit që sot është më e lirshme në skenë.

“Fustanin ja kisha marrë borxh një shoqes sime. Kam pasur shumë emocione, sepse përveçse ishte hera ime e parë në skenën e Pallatit të Kongreseve ishte dhe viti i parë që festivali u bë live. Nuk jam futur në finale atë vit dhe prapë isha shumë e lumtur vetëm se mora pjesë”, ka rrëfyer Anxhela.

Ndërkohë ajo ka shtuar se nuk mori më pjesë në të, sepse u largua nga Shqipëria për një kohë të gjatë dhe pas rikthimit ky ishte momenti i duhur që të merrte sërish pjesë në festival.