Dhimbje të forta barku dhe shpine, stres, shtim i papritur oreksi, nervozizëm dhe luhatje të forta humori, me siguri asnjëra prej shenjave të mësipërme nuk është e panjohur për vajzat e gratë pasi këto të fundit lajmërojnë ardhjen e ciklit menstrual. Periodat kanë një cikël nga 21 deri në 28 ditë dhe vonesat nuk duhet të lidhen domosdoshmërisht me ngjizjen e një shtatzënie. Ka shumë raste apo faktorë që çrregullojnë ciklin menstrual dhe më poshtë do të zbuloni të gjitha sëmundjet apo problemet shëndetësore që kanë një shenjë paralajmëruese të përbashkët: vonesën e ciklit
Stresi: Ndryshimet në stilin e jetesës dhe përjetimi i ngjarjeve të vështira emocionale rrisin nivelin e kortizolit në trup. Ky hormon ndikon në sekretimin e estrogjenit dhe progresteronit duke ndryshuar nivelet e tyre ne trup. Ky çrregullim sjell pikërisht vonesën e menstruacioneve.
Ndryshimet drastike të peshës: Humbja e kilogramëve në mënyrë të shpejtë shoqërohet me ndryshime hormonale, të cilat ndikojnë në vonesën e ciklit ose fluksin dhe kohëzgjatjen e tij.
Çrregullimet e të ushqyerit: Çrregullimet e të ushqyerit si bulimia ose anoreksia ndikojnë në vonesën e ciklit, pasi këto gjendje të rënda shëndetësore sjellin çrregullime të dy hormoneve kryesore që kontrollojnë periodat: estrogjeni dhe progresteroni.
Mosha: Ekzistojnë dy periudha në jetën e femrave që karakterizohet me menstruacione jo të rregullta: 1. Puberteti dhe 2. Perimenopauza dhe menopauza. Këto dy faza karakteriozhen nga cikël menstrual i paparashikuar shoqërohet me vonesë disa ditore deri në disa mujore dhe thatësi vaginale.
Gjendje të caktuara shëndetësore: Problemet shëndetësore si sindromi i vezoreve policistike, endometrioza dhe problemet me gjëndrën tiroide *hipertiroidizmi apo hypotiroidizmi shkaktojnë vonesë të menstruacioneve ose ndryshime në kohëzgjatjen e tyre.