NJË TJETË SUKSES I LUANËS/ Moderatorja merr “medaljen” e veçantë nga “YouTune”: Jam shumë e lumtur (FOTO) – AlpeGossip
NJË TJETË SUKSES I LUANËS/ Moderatorja merr “medaljen” e veçantë nga “YouTune”: Jam shumë e lumtur (FOTO)

NJË TJETË SUKSES I LUANËS/ Moderatorja merr “medaljen” e veçantë nga “YouTune”: Jam shumë e lumtur (FOTO)

“Shiko kush luan” u rikthye në ekran me sezonin e ri të shtunën e fundit të shtatorit. Ishte parashikuar që Luana të sillte spektaklin më të ri “Take me out”, por fansat “e detyruan” që ajo të rikthente si fillim emisionin argëtues.

Një ditë pas puntatës së parë, moderatorja ka treguar se çdo ditë të javës na pret një “after party” që mund ta shihni në kanalin e saj në You Tube.

“After party i Luanës” konsiston në intervista disaminutëshe për të ftuarit e të shtunës, ditën kur transmetohet emisioni, të cilat publikohen në You Tube me parimin “një intervistë çdo ditë të javës.”

“Diçka ndryshe.. Për herë të parë! Pas çdo spektakli të madh mbahet një AfterParty, çdo javë pas spektaklit më të madh #ShikoKushLUAN jeni të ftuar në After Party-n më të bukur në histori, me të preferuarit tuaj, çdo ditë 19:00 në kanalin tim në YouTube”, u shpreh Luana asokohe.

Tashmë, dy muaj pas nisjes së sezonit të ri, “After Party” na ka falur shumë skena gazmore, rrëfime dhe të pathëna nga figurat publike, që kanë marrë disa qindra mijëra klikime.

Ndërkohë, Luana ka njoftuar ditën e sotme se kanali i saj i You Tube ka kaluar 100 mijë subscribes dhe këtë ia ka atribuar “After Party”.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka bërë me dije lajmin e bukur, tepër e lumtur.