“ËSHTË MBËSHTATJA IME MË E MADHE”/ Si asnjëherë më parë Fjoralba Pionari i bën dedikimin e rrallë partnerit të saj – AlpeGossip
“ËSHTË MBËSHTATJA IME MË E MADHE”/ Si asnjëherë më parë Fjoralba Pionari i bën dedikimin e rrallë partnerit të saj

“ËSHTË MBËSHTATJA IME MË E MADHE”/ Si asnjëherë më parë Fjoralba Pionari i bën dedikimin e rrallë partnerit të saj

Fjoralba Ponari na tregoi ditën e djeshme se do vijë me një program të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre.

“Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni i cili, me sa kuptuam nga videoja e publikuar prej Fjoralbës në rrjetet sociale, do dhurojë shumë emocione të forta.

Padyshim, pjesë e tij do jenë edhe të rriturit që do surprizohen gjithashtu.

Moderatorja pas publikimit të promos ka zbuluar disa detaje të veçanta për emisionin. Ajo ka treguar se transmetimi i tij do të nisë në janar 2021 dhe na ka siguruar se të gjithë do të derdhim lot nga emocionet. Fjoralba është shprehur se dhe vetë e ka përjetuar shumë këtë emision gjatë xhirimeve dhe se ka kuptuar disa të vërteta të hidhura.

Uff aman se kam rënë 5 kilogramë që kur kam filluar xhirimet. Sa më shumë i largoheshim qendrës së kryeqytetit, aq më të thjeshta, të pafajshme e që të thyenin zemrën ishin dëshirat”, shprehet moderatorja.

Ajo ka treguar se ky program do të jetë ndryshe nga të tjerët, sepse mbi të gjitha është shumë real.

Por, si mendoni ju, a mund të mungojnë pyetjet për Françeskon në një bashkëbisedim me fansat e Fjoralbës? Padyshim që jo.

Dikush e ka pyetur moderatoren “Sa mbështetje ke nga partneri duke ditur si është tv?” Dhe sigurisht bukuroshja bjonde dha një super përgjigje romantike.

“Është mbështetja më e madhe pastaj më mirë se tv më njeh mua si jam.”– është kjo përgjigja e Fjoralbës.

Kujtojmë se prej pak muajsh është zbuluar se Fjoralba po jeton një romancë të bukur me atletin e quajtur Françesko.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me të duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën me shpejtësi fotot e tij, si dhe u bë e ditur se Françesko është jo vetëm atlet në sportin e xhudos në Tiranë, por edhe inxhinier software. (Lexo këtu)

Vetë ajo pranoi lidhjen me të, teksa e ftuar në “Wake up” tregoi se nuk dëshiron ta ekspozojë shumë në rrjetet sociale sepse ai nuk është personazh publik.

“Unë me atë timen ia kam ruajtur identitetin. Nuk e kam mbajtur sekret edhe në intervistat që kam dhënë… Shikoni gjë aty, përveç fytyrës sime. T’ia përmend emrin tani, Françesko, se portalet i kanë bërë detyrat e shtëpisë, e kanë marrë vesh me çfarë merret e të gjitha me radhë…por thjesht nuk është personazh publik.”- u shpreh më herët Fjoralba.

Gjërat mes çiftit duken serioze dhe moderatorja nuk na i ka kursyer disa momente të ëmbla me partnerin në rrjete sociale.