“ISHTE E TMERRSHME, NUK KISHA…”/ Klea Huta tregon përballjen me COVID-19: U infektuam si familje… (FOTO) – AlpeGossip
“ISHTE E TMERRSHME, NUK KISHA…”/ Klea Huta tregon përballjen me COVID-19: U infektuam si familje… (FOTO)

“ISHTE E TMERRSHME, NUK KISHA…”/ Klea Huta tregon përballjen me COVID-19: U infektuam si familje… (FOTO)

Klea Huta ka zbuluar ditën e sotme se para disa muajsh ajo ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj dhe ka treguar se gjëja më e tmerrshme ishte që nuk mund të nuhaste dot asgjë. Ajo shprehet se nuk mund të nuhaste as erën e vogëlushit të saj, Krid dhe se kjo gjendje vazhdoi për shumë gjatë.

Mirëpo Klea thotë se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka tepër e çuditshme i ndodhi. Ajo thotë se disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale. Moderatorja thotë se është shumë gjë e shpifur dhe se e ka kapur paniku, ndaj duke e ndarë shqetësimin ka dashur të kuptojë se çfarë po i ndodh dhe nëse janë përballur dhe të tjerët me këtë problem.

“Para disa muajsh une dhe familja ime kaluam Covid-19! Fatmiresisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do te nuhasja kurre me. Ishte e tmerrshme qe nuk nuhasja dot as eren e tim biri dhe po cmendesha por kjo ishte e keqja me e vogel qe po me ndodhte ne krahasim me fatkeqesite qe kemi degjuar nga kjo semundje e tmerrshme. Kur mendova qe gjithcka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye Dicka tjeter ndodhi Disa ushqime mua me duken sikur kane te njejten arome, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk me kujtohet se cfare tjeter, Me tjetersohen aromat dhe kane nje arome si benzine ose fekale. Eshte e shpifur dhe realisht me ka kapur paniku nese do mund ti nuhas edhe njehere ushqimet me aromen e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju kete gje per te kuptuar se cfare po na ndodh”, shkruan Klea.