NUK NDALET/ Dafina paralajmëroi një tjetër bashkëpunim bombë, ja artisti që ka zgjedhur – AlpeGossip
NUK NDALET/ Dafina paralajmëroi një tjetër bashkëpunim bombë, ja artisti që ka zgjedhur

NUK NDALET/ Dafina paralajmëroi një tjetër bashkëpunim bombë, ja artisti që ka zgjedhur

Dafina Zeqiri ka qenë një nga artistet më aktive në muzikë muajt e fundit. Pak nga pak ajo po publikon dhe zbulon këngët të cilat janë pjesë e albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj”. Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar se ka gati një tjetër bashkëpunim “bombë” me një nga reperët më të dashur shqiptarë.

Në një postim në InstaStory, ajo tregoi se po bashkon forcat me Lumi B, teksa shkruan se diçka po zihet.

Ky projekt do të jetë gjithashtu pjesë e albumit “Dafinë Moj”, për të cilin këngëtarja po punon me aq përkushtim dhe dashuri. Ne jemi të bindur se edhe kjo këngë do të kthehet në hit, siç kthehet çdo projekt i Dafinës.

Para pak ditësh, Dafina zbuloi se ka përgatitur dhe një duet me reperin tjetër Buta. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet publikimit të një videoje në Instastory ku dëgjohet kënga e reperit në sfond teksa e ka etiketuar dhe ka shtuar hashtagun e “Dafinë moj”, albumit të saj më të ri, pjesë e së cilit mesa duket do të jetë dhe një bashkëpunim me artistin.

Po ashtu, pas bashkëpunimit me Lyrical Son, ajo do të sjellë edhe një këngë me Mc Kreshën.