“FALEMINDERIT…”/ Ermal Fejzullahu shpenzon sa qimet e kokës për të bërë të lumtur bashkëshorten – AlpeGossip
“FALEMINDERIT…”/ Ermal Fejzullahu shpenzon sa qimet e kokës për të bërë të lumtur bashkëshorten

“FALEMINDERIT…”/ Ermal Fejzullahu shpenzon sa qimet e kokës për të bërë të lumtur bashkëshorten

Kur vjen puna tek familja, e dimë që këngëtari Ermal Fejzullahu s’e kursen aspak dorën për të bërë të lumtur njerëzit e tij të zemrës.

Herë pas here, këngëtari na tregon dhuratat luksoze që i bën bashkëshortes së tij, ashtu siç ka bërë edhe së fundmi.

Arjana ka ndarë në InstaStory surprizën e fundit që i ka bërë Ermali, që padyshim e ka bërë të lumtur. Bëhet fjalë për një orë të markës “Rolex”, e cila kushton më shumë se 10,000 euro!

“Faleminderit burri”- ka shkruar ajo krahas postimit.

Ermal Fejzullahu është një nga artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe përpara pandemisë thuajse çdo mbrëmje ai ishte i ftuar në lokale nate për të performuar. Si një pjesë e madhe e këngëtarëve ai ka udhëtuar në të gjitha vendet e botës ku ka shqiptarë për të kënduar.

Së funmdi, artisti ka qenë i ftuar në emisionin “Nin”, ku ka folur për periudhën e pandemisë dhe dëmet që ka sjellë ajo.

Ndër të tjera, ai i habiti të gjithë teksa zbuloi një fakt shumë interesant përsa i përket udhëtimeve të tij në vende të ndryshme për të performuar.

“Që nga mosha 14-vjeçare unë kam dal nga shtëpia duke këndu nëpër krejt botën, i kam 2100 fluturime dhe 18 pasaporta”, ka thënë Ermali duke shtuar se fluturimet i ka numëruar gjatë kohës së pandemisë.

Më herët, ai rrëfeu një histori shumë qesharake, që i ka ndodhur gjatë një koncerti në Itali. Ai tregoi se ishte i ftuar në koncert bashkë me Sinan Hoxhën dhe në vend të pagesës “cash”, atyre të dyve ju ofruan drogë.

“Sa të duash raste… Isha njëherë me Sinan Hoxhën në një koncert në Itali dhe erdhi njëri dhe na tha ‘Sinan ta kam zbardhur fytyrën’. Ne nuk e morëm vesh… por ai nuk na dha lekët, ishte njëri prej tyre. Kur pamë në fund që e kishte mbushur atë… e dini ju me çfarë (kokainë)…”, rrëfeu Ermali duke qeshur.