Shpërthen Niko Komani ndaj blogger-es së famshme: “ Këpucët e saj nuk vlejnë asnjë grosh dhe mbajnë erë të keqe” – AlpeGossip
Shpërthen Niko Komani ndaj blogger-es së famshme: “ Këpucët e saj nuk vlejnë asnjë grosh dhe mbajnë erë të keqe”

Shpërthen Niko Komani ndaj blogger-es së famshme: “ Këpucët e saj nuk vlejnë asnjë grosh dhe mbajnë erë të keqe”

Niko Komani është një nga stilistët më të njohur shqiptar i cili vesh disa nga personazhet më të njohur në vendin tonë. Gjithashtu stilisti njihet edhe për komentet e tij pikante kur herë pas here është i ftuar në emisione të ndryshme.

Këtë herë Komani ishte i ftuar në emisionin radiofonik “Thuaje me pepsi” ku diskutoi mbi veshjet e personazheve të njohur shqiptar dhe blogger-eve që influencojnë në stilin e të veshurit.

Niko u shpreh se ka mjaft blogger-e shqiptare që i’a vlejnë të ndiqen, ashtu siç ka dhe shumë të tjera që ende nuk e dinë se çfarë bëjnë. Ato nuk kanë rrogë fikse, por marrin dhurata ose paguhen për ndonjë postim në rrjete sociale.

Gjithashtu ai përmendi edhe blogger-en italiane me famë botërore Chiara Ferragni që sipas tij të gjithë janë të fiksuar me të vetëm se është e famshme dhe ka para.

 

 

Gjithashtu ai tha se firma e saj e këpucëve nuk vlejnë asnjë grosh, madje mbajnë erë të keqe sepse janë plastike dhe për ironi janë shumë të shtrenjta.