Dikush të mësojë prezantueset e motit si të vishen! Nga fustanet e ballos deri tek tutat e sportit, njihuni me të guximshmet… (FOTO) – AlpeGossip
Dikush të mësojë prezantueset e motit si të vishen! Nga fustanet e ballos deri tek tutat e sportit, njihuni me të guximshmet… (FOTO)

Dikush të mësojë prezantueset e motit si të vishen! Nga fustanet e ballos deri tek tutat e sportit, njihuni me të guximshmet… (FOTO)

Në televizion shohim shumë artistë me veshje që të kënaqin syrin, por ka edhe nga ata që guxojnë shumë, por që nuk ia dalin mbanë.

Të gjithë mund të gabojmë në veshje, por sa kohë që nuk jemi personazhe publike, kujtimet e këqija nuk mund të mbeten vetëm te miqtë apo ndonjë foto.

Këto prezantueset e motit të televizioneve tona, jo vetëm që gabojnë publikisht me veshjen e tyre, por nuk e kanë kuptuar akoma.

Po e nisim me prezantuesen e motit në televizionin News24. Sa herë e shohim nuk e bëjmë dot dallimin nëse po e shohim të dalë me shoqet, apo duke dhënë motin në një nga televizionet më të rëndësishme në vend.

Alba Hoxhën jemi mësuar ta shohim duke kërcyer, dhe mesa duket ajo e mban akoma mend veten kur ishte balerinë.

Padyshim që linjat e saj janë perfekte si çdo femër do donte ti kishte, por duhet ti themi Albës që mëngët me tyl dhe velvet i kuq, është më mirë të mbesin në garderobën e një balerine.

 

   

Gabime me veshjen e saj bën dhe prezantuesja e motit në AbcNews. Nëse fustanin me lule mund ta pranojmë pak, atij të kuqit më poshtë duhet ti themi një JO të madhe.

/AlpeNews.al/

Ky postim u shkrua nga Kejsi Lama