DONI TA MËSONI EDHE JU? Ja ku “arratiset” Lori Hoxha kur zhduket për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale (FOTOT) – AlpeGossip
DONI TA MËSONI EDHE JU? Ja ku “arratiset” Lori Hoxha kur zhduket  për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale (FOTOT)

DONI TA MËSONI EDHE JU? Ja ku “arratiset” Lori Hoxha kur zhduket për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale (FOTOT)

Lori Hoxha është zhdukur herë pas here nga rrjetet sociale dhe ajo ka treguar se ka pasur arsye të forta për këtë gjë. Blogerja e njohur ka rrëfyer se rrjetet sociale i ndikojnë shumë në shëndetin e saj mendor, në problemet me ankthin, ndaj vendos që të mos i përdorë për disa muaj me radhë.

Mirëpo të gjithë jemi kurioz të dimë se me çfarë merret ajo ndërkohë që nuk bën asnjë postim në rrjete sociale. Lori ka zbuluar ditën e sotme se vitin e shkuar, që nuk ishte aktive në Instagram, ka bërë një udhëtim në Bali.

“Një vit më parë bëra udhëtimin tim të preferuar. Duke u rikthyer pas nuk mund ta besoj që pata mundësinë të përjetojë një bukuri të tillë. po mendoja të ndaja disa momente, kur isha pushim nga rrjetet sociale”, ka shkruar Lori përkrah një fotografie të saj në avion.

Ajo ka tregiar se udhëtimi i ka zgjatur plot 14 orë dhe gjëja e parë që i ka rënë në sy e që i ka pëlqyer çdo mbrëmje në Bali ishte hëna.

Lori ka treguar se pjesa e preferuar e kësaj eksperience ishte zgjimi herët në mëngjes për të parë se si merrte jetë gjithçka.

Ajo është shprehur se aty tentoi edhe të meditonte, por kuptoi se nuk ishte një fanse e madhe e kësaj gjëje dhe se duhet të provonte të bënte më mirë herën tjetër.

Gjithashtu Lori ka zbuluar se nuk është fanse e majmunëve dhe këtë gjë e ka vërtetuar më së miri gjatë këtij udhëtimi. Ajo ka publikuar një video, në të cilën shihet se ndodhet në mes të një pylli, ku rreth e rrotull kishte majmunë dhe Lori duket mjaft e frikësuar.

Kujtojmë se këto kohë Lori nuk është shkëputur shumë nga rrjetet sociale, pasi i është dahsur të promovojë edhe disa angazhime profesdionale që ka pasur këto kohë. a