“NUK DI SE SI TA PËRKUFIZOJ…”/ Nga puthja e parë e deri tek xhelozia, Anita i tha të gjitha për Ramush Haradinajn – AlpeGossip
“NUK DI SE SI TA PËRKUFIZOJ…”/ Nga puthja e parë e deri tek xhelozia, Anita i tha të gjitha për Ramush Haradinajn

“NUK DI SE SI TA PËRKUFIZOJ…”/ Nga puthja e parë e deri tek xhelozia, Anita i tha të gjitha për Ramush Haradinajn

Partnerja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, ishte një ndër të ftuarat e puntatës së fundit të emisionit të Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Siç të gjithë e dimë, pas emisionit personazhet marrin pjesë në “Afterparty-n” e Luanës, ku i përgjigjen pyetjeve pikante e vendosen përballë zgjedhjeve të vështira.

Radha ishte e Anitës, e cila s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për partnerin e saj, Ramushin.

E pyetur se cili prej tyre është më xheloz, partnerja e ish-kryeministrit u përgjigj:

“S’është se jemi shumë xhelozë. Të arsyeshëm po.”

Anita tregoi se partneri i bën më shumë surpriza, gjë që sigurisht e bën shumë të lumtur.

Përsa i përket puthjes së parë, partnerja e Haradinajt tregoi se ka ndodhur pas shumë takimesh së bashku.

“Puthja e parë ka ndodhur pas disa kohësh që ne kemi dalur dhe kemi ndenjur bashkë. Takimi i parë… Unë nuk e di sesi ta përkufizoj takimin e parë me Ramushin, sepse ne jemi njohur në punë dhe përgjatë punës.”- ka treguar ajo.

Nëse bashkëshorti s’do t’i pëlqente një veshje, Anita do ta ndërronte sepse siç tregoi vetë, Ramushin e ka këshilltarin më të mirë.

Gjithashtu, ajo i bëri dedikimin më të bukur të dashurisë live bashkëshortit:

“Ramush të dua më shumë sesa mund ta mendosh dhe më shumë sesa di të ta shpreh dhe më shumë ndoshta sesa mund ta ndjesh ti.”- i është drejtuar Anita partnerit nga ekrani.