“MË E KEQJA ËSHTË…”/ Disa këshilla nga Einxhel Shkira për të gjitha vajzat që mendojnë se “princi i kaltër” nuk ekziston – AlpeGossip
“MË E KEQJA ËSHTË…”/ Disa këshilla nga Einxhel Shkira për të gjitha vajzat që mendojnë se “princi i kaltër” nuk ekziston

“MË E KEQJA ËSHTË…”/ Disa këshilla nga Einxhel Shkira për të gjitha vajzat që mendojnë se “princi i kaltër” nuk ekziston

Ju ka ndodhur të njihni një djalë që fillimisht ju është dukur ‘i duhuri’ për ju, por më pas jeni zhgënjyer kur nuk ka rezultuar i tillë? Mos u mërzisni aspak, nuk jeni të vetmet!

Thuajse çdo femër në jetën e saj ka pasur pritshmëri të larta për dikë i cili në fund nuk ka plotësuar dot as kriteret më minimale që vajza ka kërkuar!

Pse ndodh kjo? Moderatorja Einxhel Shkira ka marrë pak nga koha e saj për të prekur këtë fenomen kaq të përhapur në kohën tonë dhe që prek thuajse çdo vajzë!

Pse na duket sikur meshkujt nuk dinë të sillen, nuk respektojnë sa duhet dhe ndryshojnë sjellje gjatë njohjes? Pse meshkujt në përgjithësi s’janë të njëjtën nga fillimi i një marrëdhënieje, deri në fund?

Për këtë, Einxhel shkruan:

“Po bëja një xhiro në rrjet, të shihja ça ndodh rreth e rrotull dhe gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase), por shumica janë fodulla, janë injorantë, janë agresivë dhe prepotentë ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë të dashur, grua apo më keq akom dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat s’janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe tyren duke të përçmuar. Femra nuk bëhet për vete me ofendime, nuk dashurohet me fodullëk. Por e qartë që shumica s’janë të aftë dashurojnë se s’i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalës BURRE? Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës ZOT.”-shkruan Einxhel.

Madje, Einxhel sjell shembuj çiftesh të njohur, shqiptarë ose jo, për t’i vërtetuar të gjitha vajzave se “princi i kaltër” ekziston dhe djali që do të dijë t’ju vlerësojë dhe dashurojë siç duhet është atje jashtë, vetëm se ende nuk e keni gjetur!

  

Doni edhe nja dy shprehje motivuese? Ja ku i keni:

“Një mashkull i dobët s’mund të dashurojë një femër të fortë! Ai s’do të dijë ç’të bëjë me të!”

“Një mashkull i fortë mund ta dashurojë një femër të fortë. Një mashkull i dobët do të thotë se ajo ‘sillet keq.’”

Me siguri disa nga ju po pyesin veten, çne Einxhel të na i thotë këto, duke qenë edhe vetë single? Pra, as ajo nuk e ka gjetur ende mashkullin “perfekt”.

Prandaj, ajo i bën parapritë pyetjeve tuaja, duke treguar se pavarësisht se s’ka një partner, shembujt e partnerëve idealë nuk i kanë munguar në jetë.

Ajo e nis me figurën më të rëndësishme të jetës së saj, babain, më tej vazhdon me vëllain dhe dy shokë të ngushtë, Flori Gjini dhe Gledi Mici