MË TË LUMTUR SE KURRË/ Jasmina dhe partneri i saj shkëmbejnë publikisht deklarata të ëmbla dashurie – AlpeGossip
MË TË LUMTUR SE KURRË/ Jasmina dhe partneri i saj shkëmbejnë publikisht deklarata të ëmbla dashurie

MË TË LUMTUR SE KURRË/ Jasmina dhe partneri i saj shkëmbejnë publikisht deklarata të ëmbla dashurie

Prej ditësh në media perflitet për një lidhje të re të Jasminës, të cilën ajo e bëri vetë publike. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ajo pranoi lidhjen e shumëpërfolur të dashurisë dhe u hap për herë të parë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën. Megjithëse identitetin e tij nuk e zbuloi dhe tregoi se s’do ta publikonte kurrë në rrjete sociale, Jasmin tregoi se ai i dhuron ndjenja të bukura dhe qëndron non-stop me të, duke e bërë të lumtur. Ish-konkurrentja tha se pushimet verore i ka kaluar me të dashurin dhe persona të tjerë.

Së fundmi, Jasmina ka publikuar foto në Instagram, ku të gjithë vëmendjen ia ka marrë një deklaratë publike dashurie që i është bërë nëpërmjet një komenti.

Llogaria nën emrin “amsterdam- tiranë” i ka shkruar “Të dua”, të cilës Jasmina ka vendosur që t’i përgjigjej me fjalët e ëmbla “unë më shumë’.

Nga verifikimet e bëra, kjo llogari në Instagram nuk ka foto profili të personit, ka shumë pak ndjekës, ndërsa ndiqet nga Jasmina.

Mesa duket, Jasmina është shumë e vendosur dhe nuk dëshiron që të zbulojë identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën, megjithatë diçka e mësuam se lidhja e tyre po shkon për mrekulli dhe çifti janë më të dashuruar se kurrë.