“SUKSESI IM TË DEDIKOHET TY”/ Mozzik ka një urim super emocionues për ditëlindjen e së ëmës – AlpeGossip
“SUKSESI IM TË DEDIKOHET TY”/ Mozzik ka një urim super emocionues për ditëlindjen e së ëmës

“SUKSESI IM TË DEDIKOHET TY”/ Mozzik ka një urim super emocionues për ditëlindjen e së ëmës

Edhe pse nuk e shohim shpesh në rrjetet sociale, Mozzik nuk harron kurrë që ta urojë të ëmën sa herë është një datë e rëndësishme.

Në fakt, sot është më e rëndësishmja pasi nëna e tij feston ditëlindjen dhe reperi s’ka ngurruar që ta shfaqë edhe njëherë publikisht gjithë dashurinë që ka për të.

Ai ka ndarë në InstaStory një foto të Hanës së bashku me mamanë e tij, të cilës i drejtohet me një shkrim mjaft të ndjerë, ku dhe ia ka dedikuar që të gjithë suksesin e madh.

Urime datelindja Nanë e dashur! Të paçim edhe 100 vite me shëndet e gjitha të mirat! Lutjet e bekimet e tua sigurisht që janë ato që na përcjellin më së shumti . Suksesi im të dedikohet ty dhe vetëm tyTë Dua Nanë !”, ka shkrur Mozzik.

Kujtojmë se këto ditë Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes pasi Loredana konfirmoi ndarjen me reperin pas ribashkimit të bujshëm të tyre.

Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur se është ndarë sërish nga reperi. Loredana ka thënë se të dy ata janë shumë kokëfortë dhe se pas realizimit të albumit të përbashkët kuptuan se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme.

Po ka nga ata që sërish shpresojnë për një ribashkim dhe pyesin dyshen se a janë apo single.

Në lidhje me këtë, Mozzik ka një përgjigje publike për të gjithë:

 “Jam Album!” (duke iu referuar fjalës “single” një këngë teke, ndërsa albumi mban disa “single” brenda)