KONFIRMOI LIDHJEN E DASHURISË PARA PAK DITËSH/ Ish-fituesi i “Big Brother” flet si asnjëherë më parë për partneren – AlpeGossip
KONFIRMOI LIDHJEN E DASHURISË PARA PAK DITËSH/ Ish-fituesi i “Big Brother” flet si asnjëherë më parë për partneren

KONFIRMOI LIDHJEN E DASHURISË PARA PAK DITËSH/ Ish-fituesi i “Big Brother” flet si asnjëherë më parë për partneren

Ish-fituesi i “Big Brother”, Arbër Çepani ka zbuluar më herët se është në një lidhje dashurie përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”.

Me imazhin e ëmbël nëpërmjet të cilit e uron për ditëlindje teksa e përqafon, Arbëri tregoi shfaqi gjithë lumturinë që ndjen përkrah gjysmës së tij më të mirë. Partnerja e tij është Arnita Beqiraj, e njohur si Miss Shqipëria 2010.

Festimet për ditën e lindjes së partneres së Arbrit u bënë në jug, ku siç lihet të kuptohet organizuesi kryesor i kësaj surprize ka qenë vetë ai.

 

Së fundmi ai ka dhënë disa detaje të reja për partneren dhe lidhjen e tyre në një bisedë virtuale në emisionin “Rudina”.

Ish-fituesi i “Big Brother” tregoi se dyshen e ka bërë bashkë profesioni, ambientet e përbashkëta që frekuentonin, si dhe dashuria për gjërat e bukura.

 “Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”, u shpreh Arbri.

Më pas e mbylli bisdën duke thënë:

 “Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht”.

Arbëri gjithmonë është mundur që të jetë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij private, ndaj dhe nuk preferoi që të jepte të tjera detaje.