ASNJËHERË E LIDHUR ME PERSONAZH VIP? Atëherë ç’bëjnë Kiara dhe Butrinti me pushime në të njëjtin vend? (FOTO) – AlpeGossip
ASNJËHERË E LIDHUR ME PERSONAZH VIP? Atëherë ç’bëjnë Kiara dhe Butrinti me pushime në të njëjtin vend? (FOTO)

ASNJËHERË E LIDHUR ME PERSONAZH VIP? Atëherë ç’bëjnë Kiara dhe Butrinti me pushime në të njëjtin vend? (FOTO)

Prej kohësh në media është përfolur për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito.

Ata janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo asnjëherë nuk e pranuan se kishin një romancë bashkë.

Madje, Kiara e përforcoi faktin që s’ka pasur kurrë diçka me Butrintin teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory.

“Ke qenë ndonjëherë e lidhur me ndonjë të famshëm?”- ishte pyetja e një ndjekësi, të cilit Kiara iu përgjigj thjesht me “Jo”.

Mirëpo, postimet e tyre të fundit në rrjete sociale na i ngritën sërish disa pikëpyetje.

Kiara dhe Butrini ndodhen në Dhërmi, madje fiks në të njëjtin vend.

Në të njëjtën kohë me njëri-tjetrin, Kiara ndau një foto të plazhit ku dalloheshin çarçafët e bardhë të çadrës që lëkundeshin nga era dhe më pas të njëjtën pamje publikoi edhe këngëtari.

Rastësi? Do thonim që këto story duken më shumë si pushime së bashku!