“SHPIRTI I BABAIT…”/ E vogla e Lyrical Son feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ai ta urojë vajzën e tij (FOTO) – AlpeGossip
“SHPIRTI I BABAIT…”/ E vogla e Lyrical Son feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ai ta urojë vajzën e tij (FOTO)

“SHPIRTI I BABAIT…”/ E vogla e Lyrical Son feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ai ta urojë vajzën e tij (FOTO)

Lyrical Son është një prej reperëve më të dashur shqiptarë, i cili numëron hite në repertorin e tij dhe mijëra ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

Reperi mundohet të jetë herë pas here aktiv në rrjete sociale dhe shumica e postimeve që ai ndan, i dedikohet familjes së tij të bukur me të cilën është tepër i lidhur.

Paralelisht me suksesin e famën, ai ka krijuar edhe familjen e tij dhe lë kokën për të bijat, të cilat i shohim shpesh në llogarinë e tij në Instagram.

Vajza e tij e vogël, Erika feston ditëlindjen e dytë dhe si një baba shembullor, Lyrical Son nuk ka vonuar ta urojë publikisht të bijën.

Jo vetëm kaq, por ai ka organizuar edhe një festë të vogël për të lumturuar Erikën, ndërsa pamjet i ka ndarë në rrjete sociale.

Krahas postimit nga festa e ditëlindjes së Erikës, reperi ka zgjedhur edhe fjalët më të ëmbla nga zemra për të uruar të bijën.

“Urime shpirti i babit. Ishalla je mire me shendet e te gjitha te mirat e kesaj bote. T’don babi shume. #Erika2 #Arifi.”

 

Siç mund ta shohim nga fotot, Erika tashmë po rritet dita ditës dhe vëmë re se ka ngjashmëri të madhe me të dy prindërit.