“IDIOT…”/ Shpërtheu në lot e ofendime, ja çfarë e detyroi Melisën të braktisë studion (VIDEO) – AlpeGossip
“IDIOT…”/ Shpërtheu në lot e ofendime, ja çfarë e detyroi Melisën të braktisë studion (VIDEO)

“IDIOT…”/ Shpërtheu në lot e ofendime, ja çfarë e detyroi Melisën të braktisë studion (VIDEO)

Mbrëmja e kaluar e emisionit “Për’Puthen Prime” pati debate të forta mes Melisës, Elvisit dhe konkurrentit të ri Edi.

Në program u dha një pjesë e xhiruar jashtë transmetimit, ku Edi kishte akuzuar Melisën se ‘viktimizohej me bullizmin’.

Këto fjalë e kishin prekur shumë Melisën, e cila më herët ka rrëfyer historinë e saj dhe ka treguar se ka qenë e bullizuar kur jetonte në Itali.

Në debat e siper, tonet e tyre u ashpërsuan e madje kaluan në ofendime, teksa Melisa e quajti “idjot dhe injorant” Edin, teksa përlotej pa e ditur që kamerat ishin ndezur.

Ky moment u diskutua në studio dhe teksa Melisa shpjegonte situatën dhe arsyen pse u prek, Elvisi e akuzoi se po viktimizohej, pasi ajo ishte e para që kishte bullizuar sapo kishte ardhur në emision (duke i thënë Elvisit se i mungonte burrëria).

Këto fjalë e prekën sërish Melisën, e cila u shpreh se nuk kishte ndërmend të bënte viktimën, por me historinë e saj kishte kërkuar vetëm të jepte një mesazh për të gjithë ata që po kalonin apo kishin kaluar të njëjtën gjë.

Mirëpo, akuzat për viktimizim e prekën sërish konkurrenten, e cila u largua nga studio duke qarë, ndërsa Atdheu dhe Andi dolën pas saj për ta qetësuar.