“NUK JAM PENDUAR…”/ Nga marrëdhënia me Anën tek lidhja e re, Arjoni i “Për’Puthen” i tregon të gjitha (VIDEO) – AlpeGossip
“NUK JAM PENDUAR…”/ Nga marrëdhënia me Anën tek lidhja e re, Arjoni i “Për’Puthen” i tregon të gjitha (VIDEO)

“NUK JAM PENDUAR…”/ Nga marrëdhënia me Anën tek lidhja e re, Arjoni i “Për’Puthen” i tregon të gjitha (VIDEO)

Kjo e fundit i mohoi kategorikisht këto fjalë, por ishte Arjoni ai që publikoi fakte, ndërsa fotoja e tyre në shtrat bëri xhiron e rrjetit.

Për shkak të thyerjes së rregullave, dy konkurrentët u përjashtuan nga “Për’puthen”, ndërsa Ana deklaroi se kishte nisur një proces gjyqësor ndaj Arjonit, duke pretenduar se asgjë s’kishte ndodhur mes tyre.

I ftuar në “n’Kosovë Show”, Arjoni ka treguar se ende nuk ka asnjë njoftim për ndonjë padi të ngritur ndaj tij, megjithëse është interesuar së bashku me avokatin e tij.

Është penduar për foton e publikuar? Sigurisht që jo. Madje, Arjoni tregon se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve.

Në emision, Arjoni ishte i ftuar së bashku me partneren e tij të re, Serena Sula.

Çifti ka nisur bashkëjetesën dhe duket se e gjejnë shumë mirë gjuhën e përbashkët. Diçka që i pëlqen tepër Arjonit tek Serena është fakti që ajo është mendjehapur.

Të pyetur për planet e së ardhmes, çifti tregoi se s’ka asnjë plan dhe e shohim martesën apo familjen si diçka të largët. Ata po shijojnë momentin, ndërsa më poshtë mund të ndiqni intervistën e tyre: