ÇFARË PO NDODH? Fifi shtrohet në spital, Fatjon Kuqari publikon FOTON e këngëtares – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH? Fifi shtrohet në spital, Fatjon Kuqari publikon FOTON e këngëtares

ÇFARË PO NDODH? Fifi shtrohet në spital, Fatjon Kuqari publikon FOTON e këngëtares

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari ka publikuar së fundmi në Instagram një foto që ka shqetësuar të gjithë fansat e Fifit. Ai ka postuar në Instagram një foto, në të cilën Fifi shihet e shtruar në spital teksa është pa ndjenja, të paktën kështu duket nga imazhi. Këngëtarja shihet e rrethuar nga disa aparatura që i masin të rrahurat e zemrës dhe qëndron me sytë e mbyllur në krevatin e spitalit.

Fationi nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë ka ndodhur me këngëtaren, ndaj kjo ka shtuar akoma më shumë shqetësimin tek fansat e saj. Duke qenë se deri më tai nuk ka asnjë informacion ne po dyshojmë se kjo mund të jetë skenë e ndonjë projekti të tyre të përbashkët muzikor. Fationi ishte i ftuar disa ditë më parë në emisionin “Roped With Olsi” ku konfirmoi se ai do të marrë pjesë në një nga videoklipet e Fifit. Ndoshta kjo mund të jetë pjesë e skenave të videoklipit të tyre dhe po shpresojmë shumë që Fifi të mos ketë asnjë problem shëndetësor.