E DËNUAR ME “ARREST SHTËPIE”/ Fjolla Morina publikon FOTO me Finsikun nga arratia – AlpeGossip
E DËNUAR ME “ARREST SHTËPIE”/ Fjolla Morina publikon FOTO me Finsikun nga arratia

E DËNUAR ME “ARREST SHTËPIE”/ Fjolla Morina publikon FOTO me Finsikun nga arratia

Disa javë më parë Fjolla Morina u arratis nga shtëpia në Kukës, në të cilën duhej të kalonte masën “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata. Këtë gjë e vuri re vetë policia e Kukësit, që kishte marrë informacione se këngëtarja nuk ndodhej në banesën në të cilën duhej të kalojë arrestin e shtëpisë. Shtëpia e këngëtares ka qenë e mbyllur dhe pasi është kërkuar për disa minuta që të hapet dera, askush nuk është përgjigjur.

Pas këtij veprimi këngëtarja u akuzua për një tjetër vepër penale, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Mirëpo kjo gjë duket se nuk e ka ndaluar Fjollën për të shijuar jetën e saj si normalisht. Së fundmi ajo ka publikuar në “Snapchat” disa foto të saj, në të cilat shfaqet përkrah partnerit, Finsik Syla. Thuhet se ditën e djeshme këngëtarja është parë në shoqërinë e familjarëve dhe të afërmeve të saj në një restorant në Kosovë.

Ndërkohë që Fjolla vazhdon të shijojë lirinë e saj nga arratia, policia shqiptare nuk ka rënë ende në gjurmët e këngëtares. Kujtojmë se ajo u arrestua në 18 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kapë me dy armë me vete së bashku me Fisnikun. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë tip ‘Audi’ ndërsa i është gjetur një armë në çantë dhe një në bagazh.

Ndërkohë para disa ditësh akuza për Fjolla Morinën ndryshoi nga “armëmbajtje pa leje” në “trafikim të armëve dhe municioneve”. Fjolla është marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.