“KA DISA VAJZA ATY…”/ Me kë është konfliktuar Olsa Muahmeti dhe për çfarë aryse?! – AlpeGossip
“KA DISA VAJZA ATY…”/ Me kë është konfliktuar Olsa Muahmeti dhe për çfarë aryse?!

“KA DISA VAJZA ATY…”/ Me kë është konfliktuar Olsa Muahmeti dhe për çfarë aryse?!

Mbrëmë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” nga binjakët Veshaj, ka qenë Olsa Muhameti. Autorja e një prej programeve më të njohur “Për’Puthen” ka folur jo vetëm për jetën e saj private por edhe në lidhje me programet e ndryshme televizive ku ajo ka bashkëpunuar si dhe për fillesat e saj në Top Channel.

Pse u shkëpute nga ‘E Diell’ je zënë me njeri?

Pse merreni me thashetheme. Nuk jam zënë me njeri. Por ka disa vajza aty që duan më shumë se çmunden dhe japin më pak se ç’duhet. Nuk jam konfliktuar, verbalisht jo. Nuk merrem me gjëra të vogla. Në rrugën që ndjekim do të dalin shumë gjëra.

Por si lindi ideja e programit “Për’Puthen”?

Ka lindur kur unë isha autore e “E diell” pasi doja të bëja diçka ndryshe. Doja diçka të veçantë dhe mendova që ishte programi i dashurisë. Mendova për “Uomini E Donne” dhe e përshtata me terrenin shqiptar normalisht. Procesi si ata dashurohen ndryshon nga ata njerëzit në jetën e përditshme për shkak edhe të famës dhe gjithçkaje tjetër. Vazhdoj të them që është një program shumë i mirë dhe nuk bazohem tek shifrat. Ky sezon është më i miri, më i pjekur prandaj e them këtë. Vazhdon të ketë kurorën si emisioni më i mirë ‘dating’ në Shqipëri.