“JE E VIRGJËR SI VAJI I BORSHIT”/ Sindi flet për herë të parë pas debatit të ashpër: Kërkoj falje… – AlpeGossip
“JE E VIRGJËR SI VAJI I BORSHIT”/ Sindi flet për herë të parë pas debatit të ashpër: Kërkoj falje…

“JE E VIRGJËR SI VAJI I BORSHIT”/ Sindi flet për herë të parë pas debatit të ashpër: Kërkoj falje…

Para pak javësh “Për’puthen” ju bashkua një konkurrent aspak i zakonte. Julian Lala, 29 vjeç, u prezantua si një shpirt aventurier, që ka shëtitur Shqipërinë në këmbë e ka vizituar shumë vende të botës duke fjetur shpesh edhe në shpella. Si një personazh i ri ai nuk është angazhuar shumë në program, por së fundmi pati një përballje të ashpër me Sindin. Juli i tha Sindit se shumë i kishin sugjeruar që të dilte në takim me të, sepse ishte si vaj Borshi, ekstra i virgjër.

Mirëpo Sindi nuk e priti aspak mirë këtë koment, madje ju kthye shumë ashpër konkurrentit. Ajo e cilësoi shprehjen e tij si shumë seksiste dhe shpërtheu në të bërtitura kundër Julianit.

“Këto komente janë shumë seksiste dhe unë të sugjeroj që me këto komente ta mbyllësh gojën dhe të mos i bësh më kurrë para një femre. Kush je ti të bësh këtë koment për mua. Të arrish në këto komente për mua, mbylle gojën dhe të kërkosh falje tani”, u shpreh Sindi e nervozuar.

 

Madje ajo kërkoi që Juliani të largohej, duke u shprehur: “O unë, o ti në këtë studio”. Debati mes tyre vijoi gjatë dhe Juliani u shpreh se nuk ja tha me të keq dhe nuk e dinte që ajo nuk mbante shaka të tilla.

Produksioni i pezulloi dy konkurrentën, të cilët nuk ishin të pranishëm në puntatën e djeshme të “Për’puthen”.

Juli ishte i pari që reagoi në InstaStory duke shkruar:

“Për mua kaq qe i gjithë diskutimi,

-më tha për mamanë

-i thashë për vajin

-qeshi

-qesha

Cdo gjë tjetër qe whatever”

Pas tij, ka reaguar për herë të parë edhe Sindi, e cila ka kërkuar një ndjesë publike për Julin dhe produksionin.

Ajo ka shkruar se reagimi i saj ishte i ekzagjeruar, duke pranuar kështu fajin.

“Përshëndetje të gjithë! Po prisja momentin që do kthehem në studio për të pranuar faljen e Julit dhe për t’i kërkuar falje atij dhe produksionit për ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht që pasi kam parë ritransmetimin, e kam vënë re që ai nuk e ka pasur me tendencë të keqe. Mbase të qeshurat që kanë shpërthyer nga të tjerët për batutën e thënë që realisht mua më prek jo për faktin se jam e virgjër që realisht më kanë bërë të reagoj keq. Në moment e sipër çdokush do të vepronte në një mënyrë të caktuar. Eh, unë jam njeri që nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska dhe siç kam vepruar gjithmonë. Më vjen keq që një Shqiptari e tërë të më sulet mua pa ditur asgjë në lidhje me mua, me kërcënime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shumë e shumë të tjera, duke e ditur që në fund të ditës ishte thjesht një reagim i momentit në një reality show. Do të doja t’i kërkoja shumë falje edhe publikut, sepse realisht nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëj askënd të ndihet keq e për më tepër të papranuar nga unë. Ju lutem nga zemra gjithë këtë mllef ta shprehni për problemet sociale që kemi ditë pas dite dhe jo për një reagim të një 22-vjeçareje që në fund të ditës ka shumë për të mësuar nga jeta dhe është thjesht pjesë e një reality-show. Unë nesër, pasnesër do ta kem shok Julin dhe juve çfarë ju ngel? Kërcënimi që më keni bërë mua dhe familjes time. Cfarë bëni o njerëz?”- shkruan ajo.