“PSE VESH FUSTAN FALLCO?” Sindi i kthehet keq ndjekësit: Nuk e mbaj veten për vajzën… – AlpeGossip
“PSE VESH FUSTAN FALLCO?” Sindi i kthehet keq ndjekësit: Nuk e mbaj veten për vajzën…

“PSE VESH FUSTAN FALLCO?” Sindi i kthehet keq ndjekësit: Nuk e mbaj veten për vajzën…

Për’puthen” është një nga emisionet më të ndjekur aktualisht dhe konkurrentët e programit kalojnë në lupën e teleshikuesve. Këtyre të fundit dhe ndjekësve në rrjete sociale nuk ju shpëton asgjë që publikojnë konkurrentët, sidomos vajzat. Në lidhje me këtë gjë, Sindi ka marrë një koment shumë të papërshtatshëm nga një ndjekës i saj në Instagram.

Sindi ka zhvilluar një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj dhe dikush e ka pyetur përse vesh një fustan fallco të krijuar nga Philip Plein. Sindit nuk i ka shpëtuar kjo pyetje dhe ajo i është kthyer keq personit në fjalë.

“Nuk e mbaj veten per vajzen e ish-president Obames apo ndonje Rihanna qe te vishem me fustan miliona lekeshe… edhe po te isha mendoj se me mire ato leke do ti jepja per dicka qe te investoja ne te ardhmen e botes sesa per ti treguar shoqerise qe une vishem me Gucci, Prada, etj”, i është përgjigjur Sindi.

Ndërkohë së fundmi kujtojmë se Sindi është kthyer sërish në “Për’puthen” pas një mungese disajavore për shkak se humbi një nga njerëzit më të afërt, gjyshin e saj.

“Jeta është plot me surpriza. Herë na surprizon ëmbël e herë hidhur. Kur na surprizon ëmbël, gëzohemi dhe zemra na bëhet mal, kur na surprizon hidhur qajmë deh zemra duket sikur na ngushtohet e fryma na merret. Jeta është një karusel ndjenjash. E bukura është të jesh gjithmonë me njerëzit më të dashur në këtë karusel dhe është e sigurt që do të kesh një udhëtim shumëngjyrësh. E kështu ishte dhe jeta jote gjysh i dashur… Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona”, shkroi Sindi në Instagram pas ndarjes nga jeta të gjyshit.