“MË KA MARRË MALLI TË…”/ Olta Gixhari poston FOTON me bashkëshortin dhe i dedikoi fjalë të bukura – AlpeGossip
“MË KA MARRË MALLI TË…”/ Olta Gixhari poston FOTON me bashkëshortin dhe i dedikoi fjalë të bukura

“MË KA MARRË MALLI TË…”/ Olta Gixhari poston FOTON me bashkëshortin dhe i dedikoi fjalë të bukura

Aktorja e njohur Olta Gixhari na ka treguar gjithmonë aq sa ka dashur për jetën personale: Ka një partner, ka bërë një djalë të bukur dhe është super e lumtur.

Por, asnjëherë s’kemi mësuar cili është partneri i saj dhe s’kemi parë portretin e të voglit Amar, që është një ndër bebushët më të komentuar në Instagram.

Megjithëse s’na e ka prezantuar asnjëherë partnerin, Olta ka ndarë tek tuk ndonjë foto me të (ku sigurisht s’ia kemi dalluar dot portretin).

Sot, si rrallëherë, ajo ka bërë një dedikim për partnerin, teksa i mungojnë kohët e bukura me të.

Olta ka ndarë në InstaStory një foto ku shfaqet e shtrirë në rërë në njërin prej plazheve të Spanjës, teksa përqafon gjysmën e saj.

“M’ka marrë malli të zhgurritem me burrin brigjeve. Ehhh”- shkruan Olta krahas postimit.

“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, është shprehur më herët Gixhari për partnerin.