SAKRIFICAT QË KENI BËRË DERI KËTU? Ana: Të paktën nuk jemi futur në “Për’puthen” t’i gjejmë qyl gjërat (FOTO) – AlpeGossip
SAKRIFICAT QË KENI BËRË DERI KËTU? Ana: Të paktën nuk jemi futur në “Për’puthen” t’i gjejmë qyl gjërat (FOTO)

SAKRIFICAT QË KENI BËRË DERI KËTU? Ana: Të paktën nuk jemi futur në “Për’puthen” t’i gjejmë qyl gjërat (FOTO)

Ana Kauri ka qenë një ndër konkurrentet më të komentuara të “Përputhen” dhe vazhdon të mbetet e tillë dhe pas daljes nga programi. Ajo realizon shpesh biseda virtuale me ndjekësit e saj, ashtu siç ka bërë dhe së fundmi.

Ana i ka pyetur ndjekësit rreth sakrificave që kanë bërë në jetë. “Të paktën nuk jemi futur tek “Përputhen, t’i gjejmë gjërat qyl”, e ka thumbuar njëri prej tyre. Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak ish-konkurrentes, e cila i ka thënë se dhe “Përputhen” ka rreziqet e veta pasi asgjë nuk të jepet qyl sot.

“Asgjë nuk të jepet qyl sot! Nëse të duket kështu kujto pak riskun e madh që merr në momentin që del në një program si Për’puthen që do komentohesh 24/7 për çdo gjë tënden dhe presionin e madh psikologjik që të krijohet, dhe për më tepër duhet të dish të menaxhosh çdo situatë. Është e lehtë të flasësh për të tjerët”, i është kthyer Ana.