JENI KURIOZË TA DINI? Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen” (FOTO) – AlpeGossip
JENI KURIOZË TA DINI? Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen” (FOTO)

JENI KURIOZË TA DINI? Ja në cilin program televiziv e kemi parë Aristelën e ”Për’puthen” (FOTO)

Vajzat e emisionit “Përputhen” duket se janë të mësuar me botën e ekranit dhe nuk është hera e parë që shfaqen në televizion.

Shumë nga ato kanë qenë dhe më parë pjesë e projekteve të ndryshme, si Melisa, Sara, Ana dhe Tea.

Së fundmi është zbuluar se edhe Aristela ka qenë pjesë e televizionit.

Nëse jeni kuriozë të dini se në cilin program ka qenë konkurrentja, po ju tregojmë se ajo dikur ka qenë pjesë e ”Hostel by Anabel”.

Kujtojmë se para pak kohësh u bë e ditur se Tea ka qenë postiere në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Melisa ka qenë në rolin e Sofias në “Zonë e lirë”, por veç kësaj Melisën e kemi parë dhe në dy klipe muzikore. Ajo ka marrë pjesë në klipin e këngës “1 sekond”, nga Çartani edhe në klipin e Altin Sulkut me titull “Lujna” 3 vite më parë.

Anën e kemi parë në një klip muzikor. Bëhet fjalë për klipin e këngës “Lule pa erë” nga Irkenc Hyka, ku duket bjonde dhe mjaft ndryshe me këtë look të sajin.

Përsa i përket Sarës, ajo ka realizuar kohë më parë një këngë me reperin Don Phenom “Dirty Wine”. Sara tentoi të bënte edhe kënge të tjera, por duket se pa sukses.