DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Fero dhe Arbenita: Jemi të lumtur që presim vajzë – AlpeGossip
DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Fero dhe Arbenita: Jemi të lumtur që presim vajzë

DO BËHEN PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Fero dhe Arbenita: Jemi të lumtur që presim vajzë

Arbenita dhe Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Ata janë në pritje të një vajze, e cila mund të vijë në jetë nga dita në ditë. Këto kohë çifti nuk ka qenë shumë aktiv dhe ndjekësit e tyre kanë dyshuar se bebushja mund të ketë lindur. Mirëpo Arbenita zbuloi sot se ajo nuk ka lindur ende dhe për të vërtetuar publikoi një video me barkun e rrumbullakosur.

“Ditët e fundit nëse dikush është shqetësuar”, shkroi ajo.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë ditën e sotme, çifti janë rrëfyer për herë të parë për këtë moment kaq të rëndësishëm në jetën e tyre. Fero ka treguar se ata kanë qenë gjithmonë gati për t’u bërë prindër dhe se në fillim mendonte se do të bekoheshin me një djalë.

“Nuk e kam pritur që do të ishte vajzë, por tashmë jam i lumtur që është vajzë. Në fillim prisja djalë, por kam folur me shumicën e njerëzve që janë bërë prindër dhe më kanë thënë që vajza është më e dashur për prindërit”, u shpreh reperi.

Ai tregoi se në fillim nuk e kishte besuar lajmin e shtatzënisë së Arbenitës, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë fakt. Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikacione si gjithë gratë shtatzënë, por më pas gjithçka kaloi.

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tregoi Arbenita.

Ndërsa më pas ata thanë me shaka se mendojnë që në të ardhmen të krijojnë një ekip futbolli, sepse të dy i kanë qejf fëmijët. Sa i përket të ardhmes së tyre, Fero tha se ai ka dëshirë të jetojë në Kosovë, por Gjermania është një vend më i sigurt për të qëndruar, sidomos për vajzën.