I ORGANIZOI SUPER FESTËN PËR DITËLINDJE/ Dafina Zeqiri ka një mesazh special për Dj Geek: Të dua… – AlpeGossip
I ORGANIZOI SUPER FESTËN PËR DITËLINDJE/ Dafina Zeqiri ka një mesazh special për Dj Geek: Të dua…

I ORGANIZOI SUPER FESTËN PËR DITËLINDJE/ Dafina Zeqiri ka një mesazh special për Dj Geek: Të dua…

Në 14 prill, Dafina Zeqiri festoi 32-vjetorin e lindjes dhe Dj Geek u sigurua që të organizonte një super festë për partneren e tij. Çifti udhëtuan bashkë drejt jugut të Shqipërisë dhe në rezidencën ku ata të dy qëndruan, Dj Geek përgatiti një festë me tullumbace dhe fishekzjarre të shumta për artisten. Dj Geek kishte menduar gjithë detajet për ditëlindjen e këngëtares dhe Dafina nuk e fshehu lumturinë që ndjente për këtë moment special.
Siç duket kjo ditëlindje do të mbetet e paharruar për këngëtaren dhe sot ajo ka kujtuar një nga momentet e surprizës. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video nga festa dhe ka shkruar dy fjalë zemre për partnerin e saj.
Shumë faleminderit për këtë udhëtim dhe surprizë të paharrueshme e të mrekullueshme. Të dua”, ka shkruar Dafina duke etiketuar në postim Dj Geek.