NRYSHON LOOK/ Leonora Jakupi duket shumë ndryshe me pamjen e re (FOTOT) – AlpeGossip
NRYSHON LOOK/ Leonora Jakupi duket shumë ndryshe me pamjen e re (FOTOT)

NRYSHON LOOK/ Leonora Jakupi duket shumë ndryshe me pamjen e re (FOTOT)

Leonora Jakupi padyshim mbetet një nga këngëtaret më simpatike të të gjitha kohërave. Edhe pse vitet kalojnë, koha duket se ka mbetur në vend për të. Këngëtarja nuk ka ndryshuar aspak që nga dalja e saj e parë dhe vazhdon të mbetet po e njëjta vajzë plot sharm e stil.

Megjithëse vitet nuk e kanë ndryshuar, vetë Leonora ka zgjedhur të eksperiemntojë gjatë karrierës shpesh me look-un e saj. Madje ditën e sotme ajo ka bërë një ndryshim të papritur në pamje, duke lyer flokët dhe u bërë bjonde platin. Për një kohë të gjatë ishim mësuar ta shikonim në nuancat e ngjyrës karamel, ndaj ky ndryshim ishte krejtësisht drastik dhe mjaft i guximshëm. Ajo ka publikuar një foto pas lyerjes së flokëve dhe duket shumë e kënaqur me këtë rifreskim të pamjes së saj.

Para disa ditësh Leonora ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto shumë të rrallë nga fëmijëria. Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga shkrepja e saj, ajo foto na vërtetoi edhe më tepër origjinalitetin e bukurisë që Leonora rrezaton sot pas kaq shumë vitesh.

“Nostalgji. A ju kujtohet shtrumfeta. Edhe kjo frizura mos met hy flokt në sy. Klasa e parë, u rritën pak flokët”, shkroi Leonora përkrah fotos së rrallë, duke u bërë nostalgjike për periudhën më të bukur të jetës.