“ZOTI MË KA BEKUAR…”/ Orinda Huta publikon FOTON me motrën dhe e uron për ditëlindje – AlpeGossip
“ZOTI MË KA BEKUAR…”/ Orinda Huta publikon FOTON me motrën dhe e uron për ditëlindje

“ZOTI MË KA BEKUAR…”/ Orinda Huta publikon FOTON me motrën dhe e uron për ditëlindje

Ndoshta shumë prej jush nuk e dini që Orinda Huta ka një motër më të madhe. Silvana jeton në Irlandë dhe nuk është e njohur për publikun shqiptar.

Ditën e sotme, moderatorja na ka prezantuar me motrën nëpërmjet disa fotove ku ato duken si dy pika uji. Krahas imazheve të publikuar, Orinda na ka ëmbëlsuar me fjalët dedikuar së shtrenjtës së saj.

“Zoti më ka bekuar fort përveç të tjerave me shumë dashuri. Zoti më ka bekuar me një motër si ty dhe unë nuk mund të jem mjaftueshëm falenderuese! Gëzuar ditëlindjen! 💗

Kujtojmë se Turjan Hysko dhe Orinda Huta do të bëhen prindër për herë të parë. Këtë lajm e konfirmoi vetë çifti përmes disa fotografive të postuara në Instagram.

Ishte Turi ai që publikoi foton i pari, duke i treguar botës lajmin e bukur.

Më vonë, Orinda zbuloi edhe gjininë e bebushit që po presin të vijë në jetë. Ata do të bëhen me vajzë dhe janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Turjan Hysko ishte i ftuar së fundmi në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku foli edhe për pritjen e ëmbël të Orindës, ku ndër të tjera tha se emrin për vogëlushen e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma, por e sigurt është që do të fillojë me shkronjën A.