“FTOHEN PAK GJËRAT…”/ Adelina Tahiri flet për krizën me bashkëshortin – AlpeGossip
“FTOHEN PAK GJËRAT…”/ Adelina Tahiri flet për krizën me bashkëshortin

“FTOHEN PAK GJËRAT…”/ Adelina Tahiri flet për krizën me bashkëshortin

Këngëtarja Adelina Tahiri ka folur në lidhje me krizën që ka kaluar me bashkëshortin e saj. Në “Studio A” në ATV, ajo pohoi se në një moment e teproi paksa me sinqeritetin për shkak të natyrës së çiltër që ka. Por fatmirësisht tashmë gjithçka ka mbetur pas. Adelina tregon se të dy kanë arritur të zgjidhin problemet dhe dashuria ka triumfuar.

Ajo vlerësoi maksimalisht praninë e tij si bashkëshort, baba e familjar dhe si rrallëherë, tregoi paksa edhe për raportin me vajzën e Serjoza-s.

Adelina Tahiri: Nuk kalon kriza pa e marrë hapin të dy. Normale unë jam femër dhe unë jam e edukuar ashtu që të pres hapin prej burrit dhe e respektoj si burrë dhe pranoj hapat nga ana e tij. Kur kalon njëfarë kohe, ftohen pak gjërat, entuziazmi i zënkës, atëherë sheh a je e lumtur dhe a e do dikë. Kur kalon kohë dhe ti e sheh pas gjithë asaj kohe që ti prapë ndien për atë person, atëherë unë besoj që dashuria asnjëherë nuk vdes.

-E bukur kjo që the!

Adelina Tahiri: Është një burrë shumë i mirë që nuk dua ta lavdëroj, por sinqerisht ia kisha uruar Dianës që e dua më së shumti në botë të ketë të njëjtin fat. E them shumë sinqerisht, jetës nuk i dihet, nuk i dihet çfarë na ndodh… ai është një baba i shkëlqyer, është një baba i shkëlqyer, ka edhe një vajzë tjetër dhe për të është një baba i shkëlqyer për Jonin, është një burrë i shkëlqyer për familjen time, është një burrë i shkëlqyer për motrën time, për mua mos të flas.

-Po raporti yt me vajzën e tij?

Adelina Tahiri: Të them të drejtën nuk kam raporte të këqija, por mendoj unë asnjëherë nuk mund t’i bëhem nënë asaj vajze sepse e ka nënën dhe unë nuk kam të drejtën të flas për një person që nuk është publik dhe është jeta e tij personale. Unë e respektoj në maksimum sepse është vajza e tij mbi të gjitha, por nuk mund të marr një rol që nuk më takon.