SURPRIZA NGA AMERIKA/ Andi dhe vëllai i tij i kthehen Jasminës: Unë veten e kam sjellë… (VIDEO+FOTO) – AlpeGossip
SURPRIZA NGA AMERIKA/ Andi dhe vëllai i tij i kthehen Jasminës: Unë veten e kam sjellë… (VIDEO+FOTO)

SURPRIZA NGA AMERIKA/ Andi dhe vëllai i tij i kthehen Jasminës: Unë veten e kam sjellë… (VIDEO+FOTO)

E ftuar në “Glamour Zone” pas daljes nga “Për’puthen” dhe ndarjes me Andin ishte ish-konkurrentja Jasmina Kadriu. Ajo ka hapur zemrën e ka folur pa dorashka për gjithçka që ndodhi në emision e jashtë tij, si dhe rrëfeu të pathëna për marrëdhënien e saj me Andin.

Jasmina u shpreh e zhgënjyer për Andin, duke treguar se i kishte bërë një surprizë tepër speciale duke i sjellë vëllain e madh nga Amerika, por ai s’e kishte përmendur kurrë gjestin e saj.

“Ia kam sjellë unë vëllain nga Amerika, ia kam bërë unë surprizën dhe ai s’e përmendi në asnjëlloj vendi.”- tregoi ish-konkurrentja ndër të tjera në emisionin që do të transmetohet sonte në “RTV Ora”

Nga ana tjetër, Andi ka realizuar një video live ku u shfaq së bashku me vëllain e tij të madh, i cili këto kohë kishte pasur raporte të mira me Jasminën. Ndjekësit nisën të shkruajnë për faktin që vëllai i Andit, Beni, e kishte pasur shoqe Jasminën ndërsa tashmë nuk e mbështeste më.

Ndaj, Beni i kërkoi Andit të kthente kamerën nga ai për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë. Por, ishte Andi ai që kundërshtoi duke e këshilluar të mos merrej më me këtë muhabet, por t’ia linte seen, siç mund ta shihni në videon e ruajtur nga “Iconstyle.al”.

Pas kësaj, vëllai i Andit ka reaguar nëpërmjet një postimi në Story:

“Korrigjim: Unë veten e kam sjellë nga Amerika edhe surprizën unë ia kam bërë vëllait tim. Por megjithatë, faleminderit që m’ke marrë prej aeroportit.