DO BËHEN PRINDËR? Kjo FOTO na bën të dyshojmë se partnerja e Shpat Kasapit është në pritje të ëmbël – AlpeGossip
DO BËHEN PRINDËR? Kjo FOTO na bën të dyshojmë se partnerja e Shpat Kasapit është në pritje të ëmbël

DO BËHEN PRINDËR? Kjo FOTO na bën të dyshojmë se partnerja e Shpat Kasapit është në pritje të ëmbël

Selvije Jao, e fejuara e Shpat Kasapit është parë së fundmi në repartin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga dyshimet se është në pritje të ëmbël.

Në fotot e publikuara, shihet se ajo ka mbuluar barkun me çantë që të mos dallohet.

 

Nga ana tjetër, Selvija akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë lajm duke i lënë të gjithë me dyshime, pasi shpeshherë ajo ka shprehur publikisht dëshirën për të pasur një fëmijë.

Para pak ditësh, partnerja e këngëtarit ishte e ftuar përmes një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ftesë në 5”,  në të cilin foli në lidhje me muajin e shenjtë të Ramazanit. Selvija tha se ajo e agjëron prej kohësh, por këtë vit ishte disi më i veçantë për të. Ajo tregoi se ishte hera e parë që mbajti Ramazan në shtëpinë e partnerit të saj.

Ka qenë pak më e vështirë, sepse është viti i parë që agjëroj larg familjes”, u shpreh Selvija.

E pyetur nga Bieta se për kë shkuan lutjet e saj në këtë muaj të shenjtë, Selvija nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sinqertë.

“Unë jam e përgjithshme në lutje, bëj lutje për të gjithë ata që më duan, dëshiroj që t’ju japë zoti 100-fish më shumë. Por lutjen që të kemi një fëmijë e kam lutje primare nëse do Zoti”, tha Jao.

Edhe pak kohë më parë, Selvija shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë.

“1 jetë modeste. 1 shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, shkroi Selvija në një postim.

Ajo mori menjëherë një përgjigje pozitive edhe nga Shpati e ne urojmë shumë që Zoti t’i plotësojë sa më shpejt dëshirën çiftit.