“NË MARS I VDIQ E ËMA, NË MAJ…”/ Gjira sulmon Melindën për këngën e re – AlpeGossip
“NË MARS I VDIQ E ËMA, NË MAJ…”/ Gjira sulmon Melindën për këngën e re

“NË MARS I VDIQ E ËMA, NË MAJ…”/ Gjira sulmon Melindën për këngën e re

Melinda Ademi u rikthye në muzikë ditën e djeshme me një këngë të fuqishme që u prit mjaft mirë nga fansat e saj. Kënga e re mban titullin “Qa din ti” dhe për 24 orë ka arritur 1 milionë klikime në “Youtube”.

Edhe pse kënga dhe performanca e Melindës nuk ka marrë asnjë kritikë deri më tani, nuk ka munguar një thumb shumë i hidhur nga reperja tjetër Gjira, që konsiderohet si rivale e Melindës. Kjo e fundit e ka prekur Melindën në pjesën e saj më të dobët, tek ndarja nga jeta e të ëmës. Gjira shprehet se nuk arrin të kuptojë se si mund të dalë e veshur Melinda në atë formë, pasi në muajin mars nëna e saj ndërroi jetë

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”, shkruan Gjira në reagimin e saj.

Këto fjalë janë vërtetë shumë të rënda dhe nuk e dimë si i ka pritur Melinda, sepse deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim prej saj. Melinda ka treguar se e ka vuajtur shumë ndarjen nga jeta të nënës së saj dhe për një kohë të gjatë mungoi si në rrjete sociale dhe në muzikë.