“DO KEM…”/ Nevina Shtylla rikthehet në ekran, por jo aty ku po mendonim ne – AlpeGossip
“DO KEM…”/ Nevina Shtylla rikthehet në ekran, por jo aty ku po mendonim ne

“DO KEM…”/ Nevina Shtylla rikthehet në ekran, por jo aty ku po mendonim ne

Nevina Shtylla rikthehet në ekran, por jo aty ku po mendonim ne!

Që nga fillimi i këtij viti Nevina Shtylla është shkëputur nga ekrani. Pas përfundimit të rubrikës së saj në emisionin “E diell”, moderatorja simpatike vendosi të tërhiqej nga televizioni. Gjithë këto kohë e kemi parë të pushojë dhe angazhohet me punë të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me punën në ekran. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ajo nuk do i rikthehet më këtij profesioni.

Ditën e sotme ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe teksa njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të rikthehet në televizion, ajo është përgjigjur “Po”.

Të gjithë mendonim se Nevina mund të shfaqej sërish në “E Diell” në sezonin e ri, por moderatorja ka treguar se ky është një kapitull i mbyllur për të. Megjithatë ajo është shprehur se vazhdon të ruajë miqësinë më kolegët e emisionit të së dielës.

“Jo nuk do të jem. Jam shkëputur nga E Diell prej janarit, sidoqoftë mbetet një nga programet që kam shijuar më shumë e ku kam krijuar shoqëri shumë të mira. Do më mungojë E Diell, po për fat kemi mundësinë që me pjesën më të madhe të grupit të takohemi e çmallemi herë pas here”, është përgjigjur Nevina pasi është pyetur për sezonin e ri të “E diell”.

Ndërkohë më herët ajo ka treguar se po punon për të krijuar një brand të sajin, me një produkt që vjen për herë të parë në Shqipëri. Nevina nuk ka preferuar të japë shumë detaje, duke ja lënë kohës në dorë për të zbuluar gjithçka.