EDHE PSE JANË NDARË/ Ja gjesti i veçantë që bën Robert Berisha për Nora Istrefi (FOTO) – AlpeGossip
EDHE PSE JANË NDARË/ Ja gjesti i veçantë që bën Robert Berisha për Nora Istrefi (FOTO)

EDHE PSE JANË NDARË/ Ja gjesti i veçantë që bën Robert Berisha për Nora Istrefi (FOTO)

Prej kohësh, Nora Istrefi dhe Robert Berisha s’janë më bashkë, por janë ndër të pakëtat çifte të ndara në paqe dhe marrëdhënia e tyre është për t’u pasur zili! Ata takohen shpesh bashkë për shkak të vajzës, Renee, shkojnë me udhëtime bashkë, hanë dreka e darka e janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit.

Madje, ata janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe këtë e dëshmojnë herë pas here. Roberti është i pari që publikon projektet e reja të Norës, duke i dhënë asaj mbështetjen e tij maksimale, siç ka bërë së fundmi.

Edhe pse të ndarë, Roberti bën gjestin e bukur për

Së fundmi ka qenë Roberti që ka surprizuar ndjekësit duke treguar përkrahjen e tij për ish-bashkëshorten. Ai ka publikuar një video teksa udhëton me makinë ku shihet teksa dëgjon këngën e Norës në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën dhe nuk ia ka kursyer një tag ish-partneres.