Skerdi, bashkëshorti i Aurelës, ndryshe nga këngëtarja, duket se nuk i pëlqen shumë dritat e skenës. Ai duket se zgjedh gjithmonë të qëndrojë larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale të ndryshme.
NUK FSHIHET MË/ Bashkëshorti i Aurela Gaçes shfaqet në videoklipin e ri
Por mesa duket Aurela ka arritur t’ja mbushi mendjen dhe Skerdin do e shohim së bashku me Aurelën në këngën e re. Ka qënë vetë Aurela ajo që e ka dhënë këtë lajm pasi shkruan në rrjetin social Instagram se Skerdi do të jetë protagonisti i videoklipit të saj të radhës
Ju prezantoj me partnerin e videoklipit. Ai do të qëndrojë sa me larg vëmendjes publike, por kësaj here iu dorëzua këngës së re qe ka PREMIEREN sot ora 18:00! Për shume arsye… por presim dhe pak ore! “ÇUPA NGA VLORA” …PËR PAK ORË,”-shkruan këngëtarja në Instagram