U NDA NGA I DASHURI/ Rita Ora ka diçka për ti thënë atij publikisht – AlpeGossip
U NDA NGA I DASHURI/ Rita Ora ka diçka për ti thënë atij publikisht

U NDA NGA I DASHURI/ Rita Ora ka diçka për ti thënë atij publikisht

Rita Ora pranoi në një intervistë javë më parë se është single dhe se lidhja mes saj dhe muzikantit Andrew Watt, ka marrë fund.

Por, këngëtarja vazhdon të mbajë raporte të mira me ish-të dashurin dhe kjo duket në postimet e saj në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së djeshme, Rita ka uruar Andrew Watt me rastin e ditëlindjes, duke e quajtur atë shokun më të mirë.

Ndërsa, kësaj radhe ajo e falënderon atë publikisht në ndihmën që ka dhënë për realizimin e këngës “Anywhere”, që u publikua 1 vit më parë.

“Cili është kujtimi juaj i preferuar nga kjo këngë? do t’i lexoj të gjitha komentet … ❤ # 1VitNgaAnywhere Fansat e mi janë USHTRI! Unë jam aq mirënjohëse për gjithë mbështetjen tuaj. Faleminderit @alitamposi, Brian Lee, Nicke Gale, @alesso, @ thisiswatt dhe Sir Nolan që më ndihmuat të sjell këtë këngë në botë!”, ka shkruar ndër të tjera Rita.