FESTON SOT DITËLINDJEN/ Xhemi ka një kërkesë për Salsanon: Mos ndrysho… – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Xhemi ka një kërkesë për Salsanon: Mos ndrysho…

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Xhemi ka një kërkesë për Salsanon: Mos ndrysho…

Prej vitesh Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi gëzojnë një miqësi të ngushtë që prej bashkëpunimit të tyre në skenën e spektaklit të humorit ‘Portokalli’. Ndonëse Xhemi u largua prej kamerave, miqësia me Salsanon dhe një pjesë të kastit të aktorëve vazhdoi.

Edhe sot ajo ka vendosur ta urojë kolegun e saj me një përmbledhje momentesh, shoqëruar me një kërkesë: “Mos ndrysho kurrë. Gëzuar ditëlindjen”.

Ajo ka ndarë shpesh video të ndryshme me Salsanon, ku duke realizuar materiale e skeçe të ndryshme nuk kanë munguar asnjëherë të qeshurat me lot dhe energjia e mirë./revistawho.com