“E KAM SURPRIZË BURRIN DHE FUSTANIN”/ PAMJET nga “ceremonia” e fejesës së Anna Likës – AlpeGossip
“E KAM SURPRIZË BURRIN DHE FUSTANIN”/ PAMJET nga “ceremonia” e fejesës së Anna Likës

“E KAM SURPRIZË BURRIN DHE FUSTANIN”/ PAMJET nga “ceremonia” e fejesës së Anna Likës

Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë foto të aktores së njohur, Anna Lika, ku thuhet se ajo është fejuar. Madje në disa postime të bëra së fundmi nga Ermal Mamaqi, duket “ceremonia” e fejesës së saj.

“Shkoi dhe u fejua e shkreta”, shkruan Ermali në një postim në “Instastory”. Më pas aktori i dashur për publikon ndan një tjetër foto, ku kësaj radhe Lika shfaqet e ulur dhe shumë e mendueshme.

“E kam surprizë fustanin dhe burrin”/ Pamjet nga

“Anna Lika para se të fejohej…”, shkruante Ermali në këtë foto, të cilat më pas u ripostuan në “Instastory”-n e Annës.

“Kur shkuam t’i kërkonim dorën këtu eee?”, shkruan aktorja e njohur në fotot ku tregohen momente nga fejesa e saj.

“E kam surprizë fustanin dhe burrin”/ Pamjet nga

Edhe aktorja tjetër e njohur, Jonida Vokshi, vendosi që të postonte një imazh ku tregonte se po bëhej gati për festën e Annës. Kjo e fundit e ka ripostur këtë imazh dhe në të shkruan: “Edhe unë vetë e kam surprizë fustanin edhe burrin. Ça emocionesh”.

“E kam surprizë fustanin dhe burrin”/ Pamjet nga

Ndërkohë e gjithë kjo duket se është pjesë e serialit më të ri të Ermal Mamaqit, i cili pritet që të dalë shumë shpejt. Me pak fjalë, Anna Lika nuk është fejuar me të vërtetë, por janë skena nga filmi i ri.