“VAKSINIMI ËSHTË ZGJIDHJA…”/ Mozzik ka një thirrje për të gjithë njerëzit e pavaksinuar – AlpeGossip
“VAKSINIMI ËSHTË ZGJIDHJA…”/ Mozzik ka një thirrje për të gjithë njerëzit e pavaksinuar

“VAKSINIMI ËSHTË ZGJIDHJA…”/ Mozzik ka një thirrje për të gjithë njerëzit e pavaksinuar

Me rritjen e rasteve me koronavirus, kanë qenë të shumtë ata artistë shqiptarë të cilët kanë bërë thirrje për vaksinim. Së fundmi, ka qenë Mozzik ai që ka bërë postim në InstaStory duke u bërë apel ndjekësve të tij që ta marrin vaksinën sa më shpejt.

Ai po ashtu ka reaguar për rritjen e rasteve me Covid-19 në Kosovë, ku ditën e sotme janë shënuar dy mijë e 236 raste të reja.
Kujtojmë se edhe vetë reperi më herët ka marrë vaksinën anti-Covid.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, reperi duket se po na surprizon me një bashkëpunim tjetër që nuk është fare i zakonshëm.

Mozzik ka publikuar dy Instastory në llogarinë e tij, teksa në njërën ka kapur ‘screenshot’ këngën ‘Shihemi n’përkujtime” pjesë e albumit ‘Kanuni i Katilit’ të reperit shumë të dashur nga publiku Unikkatil. Ndërsa në tjetrën, Mozzik ka ripostuar një fotografi të vjetër mes tij dhe Unikkatil.

 

Nuk dihet nëse këto postime të Mozzik janë thjesht një mbështetje dhe rikujtim i kohërave të vjetra me mikun e tij apo janë shenjat e para të paralajmërimit për një bashkëpunim.

Ndërkohë kujtojmë se, reperi i hitit ‘Madonna’ ende nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me thashethemet për një ndarje të mundshme mes tij dhe Loredanës. Teksa të gjithë po prisnin me padurim këngët e radhës të albumit ‘No Rich Parents’, çifti duket se nuk kanë ndërmend të jenë më të qartë me ndjekësit e tyre. Kënga e fundit e publikuar nga dyshja e artistëve është ‘Nëse don’, projekt në të cilin zbuluan se të ardhurat e albumit do të shkonin për fëmijët në nevojë.