Pas prezantimit të të gjithë djemve konkurrentë në këtë sezon të “Për’puthen”, u prezantua edhe vajza e dytë që u bë pjesë e programit.
Ajo është 25-vjeçarja Arilda Nezha, me origjinë nga Peshkopia dhe jeton në Durrës. Arilda është e punësuar në një kompani private.
Në videon prezantuese të saj, ajo tregoi se i pëlqenin motorët dhe kohën e lirë e kalonte pikërisht me to, pasi i japin adrenalinë.