I ZBULON ARBANA/ Ja kush janë dy opinionistët e “Big Brother VIP” – AlpeGossip
I ZBULON ARBANA/ Ja kush janë dy opinionistët e “Big Brother VIP”

I ZBULON ARBANA/ Ja kush janë dy opinionistët e “Big Brother VIP”

Me datë 5 Tetor, të nesërmen, ‘Big Brother’ do të rikthehet në ekran, por këtë herë si ‘Big Brother VIP’. Moderatorja Arbana Osmani i ka dhënë fund enigmës që na ka shoqëruar përgjatë ditëve të fundit: emrat e opinionistëve.

Në një intervistë të shkurtër për ‘Top Channel’, Arbana ka zbuluar se këtë vit do të shohim në rolin e opinionistëve moderatoren Balina Bodinaku dhe drejtuesin e fondacionit “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdarin.

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-show. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive dhe jam e sigurtë që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati”, është shprehur Arbana.