I MUNGON PREJ 10 VITESH/ Almeda kujton e pikëlluar babanë e ndjerë (FOTO) – AlpeGossip
I MUNGON PREJ 10 VITESH/ Almeda kujton e pikëlluar babanë e ndjerë (FOTO)

I MUNGON PREJ 10 VITESH/ Almeda kujton e pikëlluar babanë e ndjerë (FOTO)

Aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi, e cila është gjithashtu një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në Turqi, ka tërhequr ditën e sotme vëmendjen e të gjithëve me disa postime prekëse në profilin e saj në Instagram.

Ajo ka publikuar në Instastory disa foto të vjetra të babait të saj, i cili nuk jeton prej 10 vitesh. Almedën e ka kapluar malli për të atin dhe trishtimin e saj e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetin social.

“10 vite. Na mungon. Le të kthehemi pas në ato ditë babi.”- ka shkruar ajo në fotot ku shfaqet pranë të atit teksa ishte ende në moshë fare të vogël.