ÇFARË NDODHI? Arbër Hajdari bëhet opinionist dhe heq dorë nga “Fundjavë Ndryshe”? – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Arbër Hajdari bëhet opinionist dhe heq dorë nga “Fundjavë Ndryshe”?

ÇFARË NDODHI? Arbër Hajdari bëhet opinionist dhe heq dorë nga “Fundjavë Ndryshe”?

Arbër Hajdari, një figurë jo shumë e njohur për publikun, qëndron në krye të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Por së fundmi ajo çfarë i ka dhënë më shumë famë dhe e ka bërë të njohur për publikun është pjesëmarrja e tij në spektaklin më të madh në Shqipëri, “Big Brother VIP”, ku aty ai mban rolin e opinionistit.

Tashmë atë e shohim çdo të martë dhe të premte, por këtë herë ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për Rudinën, ku teksa po fliste për planet e tij të së ardhmes dhe lidhjen me Vlera Devollin, ai ka përmendur që nuk do të jetë më pjesë e fondacionit pasi synon që të përqëndrohet e t’i përkushtohet më së shumti fushës për të cilën ai ka mbaruar dhe universitetin, për Drejtësi.

Ai është shprehur se dëshiron të krijojë diçka së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij pasi dhe ata janë të të njëjtës fushë.

Hajdari ka zbuluar se nuk dëshiron të jetë drejtues gjithmonë, por do të pëlqente më shumë nëse mund t’i ndihmojë njerëzit në një formë tjetër. Si dhe do të jetë prezent për çdo nevojë që mund të ketë “Fundjavë Ndryshe”.

“Dhe nuk dua të jem gjithmonë, përgjithmonë drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Unë do të jem gjithmonë aty për t’u kujdesur nëse kanë nevojë për mua. Por “Fundjava Ndryshe” së shpejti do të përgatitet të zgjedhë një drejtues apo drejtuese të re, dhe çdo set i këtij fondacioni i cili menaxhohet nga 9 anëtarë bordi që janë pjesë e këtij fondacioni, do të ngelet aty.”

Por ky vendim na duket paksa i papritur, e pikërisht në momentin që ka marrë famë si opinionisti i shtëpisë më të famshme, ku shumë fjalë qarkullojnë se i ka marrë vendin Arjan Konomit.