DJALË APO VAJZË/ Shpati dhe Selvija zbulojnë gjininë e bebit në studio (FOTO) – AlpeGossip
DJALË APO VAJZË/ Shpati dhe Selvija zbulojnë gjininë e bebit në studio (FOTO)

DJALË APO VAJZË/ Shpati dhe Selvija zbulojnë gjininë e bebit në studio (FOTO)

Siç tashmë dihet, Shpat Kasapi dhe partnerja e tij Selvija do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Ditën e sotme dyshja ishin të ftuar në emisionin “Rudina”, ku zbuluan për publikun gjininë e bebit. Çifti plasën një tullumbac të madh, nga i cili dolën tullumbace të vegjël në ngjyrë blu.

Shpati dhe Selvija do të bëhen me djalë, për të cilin këngëtari u shpreh: “Ishalla i ngjan Selvijes se do të jetë shumë belaxhi. Kjo është shumë e urtë si natyrë, shumë e qetë, unë kam qenë shumë i gjallë, ç’kam parë kam thyer.”