“NËSE KA NDONJË MORR QË TË DJEG, ËSHTË FAJI JOT”/ Me kë është acaruar Arjola Demiri? – AlpeGossip
“NËSE KA NDONJË MORR QË TË DJEG, ËSHTË FAJI JOT”/ Me kë është acaruar Arjola Demiri?

“NËSE KA NDONJË MORR QË TË DJEG, ËSHTË FAJI JOT”/ Me kë është acaruar Arjola Demiri?

Aktorja e njohur e humorit, Arjola Demiri, ka biseduar me disa prej banorëve të “Big Brother VIP”, në lidhje me debatin që bëri me Granit Canën, i cili e akuzoi se e ka ofenduar në lidhje me nënën e tij.

Teksa ndodhej në dhomën e gjumit me Kledin, Beniadën dhe Semin, ajo shprehet se nuk ka nevojë njeriu me qenë protagonist. Sipas saj, vjen e luan në mënyrë të drejtë, kapesh pas situatës që ndodh dhe nuk ka nevojë me shpik situata me qenë protagonist.

“Nëse ka ndonjë morr që të djeg, është faji

“Unë për vete nuk e bëj. Di shumë mirë ta bëj, di ku të kapem. Prandaj më vinte inat atë mbrëmje që Graniti më thoshte e ke bërë kastile, se donte të bëhej faktor me zor. I thashë jo mor çun, se unë jam çu e të kam sjellë tavllën, ta kisha hedh turinjve me dasht me u ba faktor. Veçse e kam respektu. Por ideja që e tha edhe njëherë në sy të publikut. Ja kam sqaruar 4 herë, atë natë ishte hera e pestë.

Ndodhi, e të betohem jam mërzit me veten jo me atë. Se thashë ça më duhet mu. Ti them unë tani, ajo ishte me vithe jashtë, Allahu na rujtë, me tanga. Unë me familje nuk nguc asnjë, as brenda e as jashtë. E kam parim. Hiç. Është anormale që të zihem me ty, e për të hedh poshtë ty të përdor familjen.

Këtë zotërinë e kam sqaruar disa herë. Nëse ka ndonjë morr që të djeg, është faji jot, jo i imi. Se unë nuk i kam bërë askujt keq atje jashtë, fare. Nëse ty po të djeg diçka më shumë, nuk është faji im që çdo gjë që nxjerr nga goja ty të duket me tendencë. Është si miza pas veshi ai muhabet”, tha Arjola.