Dyshja e vajzave të famshme, çifti më i ri i showbiz-it? – AlpeGossip
Dyshja e vajzave të famshme, çifti më i ri i showbiz-it?

Dyshja e vajzave të famshme, çifti më i ri i showbiz-it?

Thuhet se mes supermodeles Cara Delevingne dhe Paris Jackson po ndodh diçka dhe zërat kanë nisur që prej puthjes së vajzave në pubik. Ndonëse deri më tani vetë ato nuk kanë konfirmuar asgjë, burime pranë dyshes pohojnë se janë duke dalë me njëra-tjetrën.

Sipas People, Cara dhe Paris janë gjatë gjithë kohës duke flirtuar, por ende nuk janë zyrtarisht në një romancë. Vajza e Michael Jackson është vetëm 19-vjeç dhe gjatë gjithë kohës përpiqet të shijojë jetën.

Ajo dhe modelja dalin bashkë për të kërcyer, për të ngrënë darkë dhe nuk kursehen as nëpër rrjete sociale.

Ka qenë vajza e këngëtarit ajo që postuar një foto të Delevingne-s në Instagram, ç’ka ka shtuar më shumë dyshimet që mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Gjithsesi, s’mund të themi asgjë me siguri nëse dyshja në fjalë nuk e konfirmon.