Ema Andrea flet hapur: ‘Bëj dashuri dhe seks me kë zgjedh unë, jo me kë kam interes’ – AlpeGossip
Ema Andrea flet hapur: ‘Bëj dashuri dhe seks me kë zgjedh unë, jo me kë kam interes’

Ema Andrea flet hapur: ‘Bëj dashuri dhe seks me kë zgjedh unë, jo me kë kam interes’

Ema Andrea pritej të fliste ditën e djeshme në “Thumb” për një anë të errët të karrierës së saj, atë të ngacmimeve seksuale. Në klipin prezantues të emisionit, i postuar në Instagram- in e moderatores Fatma Haxhialiu shfaqej Ema duke thënë me vendosmërinë më të madhe:

“Po, po, po, po mua më kanë ngacmuar seksualisht.”

 

Artistja vazhdoi të tregonte më gjerë se si kishte ndodhur gjithë kjo histori e favoreve seksuale.

“Mua më kanë bërë oferta seksuale për të më marrë në punë, hapur fare. Edhe më kanë joshur seksualisht ose në një farë mënyre më kanë gjetur një mënyrë, pra: Puna bëhet nëse… Kam zgjedhur ndryshe sepse unë seks dhe dashuri bëj më kë zgjedh unë dhe jo me kë kam interes!”

“Janë hakmarrë?” u pyet nga moderatorja Fatma Haxhialiu.

“Ohhh ja ku jam sot! Kam disa role më pak, kam ca para më pak por është në rregull. Unë i shoh në sy sot ata, nuk e di si më shikojnë mua ata.

 

Më pas, Ema veçoi një tjetër rast, atë më të rëndin dhe fyesin:

“Por e di kush është më fyesja, por që fyhet ai? Kur ti ke nevojë, kam nevojë sepse do rris fëmijën tim, kam nevojë për mbijetesë dhe aty të bëhet oferta seksuale. Unë mendoj se ai është momenti më i shëmtuar për një mashkull dhe aty nëse një femër mund të thotë “Po” për mbijetesë, turpi do t’i mbetet atij. Edhe ndodh në Shqipëri!”

Ema preku dhe një tjetër aspekt, ku sipas saj e gjitha është kthyer në një moto. Edhe kur nuk e ke ndërtuar karrierën tënde bazuar në një raport seksual ose nga ndihma e një mashkulli, që s’ka asgjë të keqe, përsëri thonë: Hë se diçka ka aty!